Në ditën e lindjes së motrës së saj, Beliolës, këngëtarja Zaimina Vasjari ka gjetur rastin të ndajë me ndjekësit një foto të rrallë nga fëmijëria e saj.
Ajo ka uruar motrën me një pozë të vjetër të tyren, të shkrepur shumë vite më parë. Dy motrat shfaqen në moshë të vogël, teksa kanë pozuar krah njëra-tjetrës të veshura me fustane.
Megjithëse Zaimina nuk ka vendosur emra në foto, mund të dallohet qartë se cila është këngëtarja për shkak të tipareve që i ruan edhe sot.
Beliola i ka hedhur dorën mbi supe Zaiminës, ndërsa kjo e fundit ka pozuar serioze para kamerës.
“Pranë njëra-tjetrës ose milje larg, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura nëpërmjet zemrës. Gëzuar ditëlindjen!” – janë fjalët e këngëtares në foton e rrallë nga fëmijëria.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post