E diela paradite e pushimit nuk e ka gjetur familjen kryeministrore as në bregdet, as në fshat e aq më pak në shtëpi. Babi Edi, mami Linda dhe Zaho në mes, kanë shkuar të shohin “Delen e detit” në Teatrin e Kukullave.
Me biletat secili në dorë kanë hyrë në portën e teatrit të veshur casual dhe neve na ngelen sytë një çikë më shumë të veshja e mami Lindës, që duket shumë e këndshme me kasketën në kokë dhe atletet bardhezi.
Sot s’ka as mbledhje, as udhëtime pune e madje as telefon, sepse nuk lejohet aty në sallë. E diela është e Zahos, që ka çuar mamin e babin për të parë një dele deti.
Diskutime rreth kësaj post