Nisma Ballkani i Hapur duhet të jetë model edhe për vendet e tjera, sepse promovon dhe afirmon besimin si një mënyrë e sinqertë për të gjetur rrugën më të shkurtër drejt progresit dhe një të ardhmeje më të mirë, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në Samitin e Gazetarëve Sportiv të Evropes Juglindore “Sporti për shtetin, shteti për sportin” që u zhvillua në Strumicë, transmeton InfoShqip.
Në këtë manifestim, ish-kryeministri Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras morën pllaka ari për kontributin e tyre në promovimin e paqes.
Zaev në fjalimin e tij theksoi se mund të dallojmë në shumë gjëra, por duhet të kemi aspirata të përbashkëta për atë të ardhme dhe përparim.
“Ballkani i hapur është një mundësi e hapur për bashkëpunim të pandërprerë dypalësh dhe shumëpalësh në të gjitha fushat e mundshme. Kështu ndërtohet miqësia, kështu ecim përpara, kështu ruhet dhe përmirësohet paqja“, tha Zaev.
Diskutime rreth kësaj post