“Vazhdojmë bashkë dhe me përgjegjësi përpara. Rruga është vërtetuar dhe betonuar me sukses. RMV me siguri vazhdon përpara, kjo dëshmon pjekurin tonë në vepër. Kjo ëhstë fitore e qytetarëve dhe e Republikës. Sot të gjithë mund të festojmë sepse dëshmuam se ky është vend me qytetarë të përgjegjshëm”, tha Zaev dhe njëherit njoftoi se LSDM-ja ka fituar edhe në Komunën e Novo Sellës.
“Të nderuar qytetarë fituam edhe në Novo Sellë, kemi kryetarin e Novo Sellës”, tha Zaev duke shtuar se ky ishte fundi i regjimit dhe se më nuk do të ketë regjim. U mposhtë regjimi, u mposhtë Mickoski”, tha Zaev duke nënvizuar se Pendarovski është rruga për një jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. /albeu
Diskutime rreth kësaj post