Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka vizituar gjatë kësaj jave qytetin e Korçës, tre bashkitë përreth, Maliq, Devoll dhe Kolonjë. Gjatë qëndrimit në Korçë, diplomatja amerikane u takua me nxënës dhe mësues në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe të hapur më 7 mars 1887 nga një mësues vendas, Pandeli Sotiri.
Ndërkohë në Maliq, ambasadorja vizitoi një dyqan ku bëhen byrekë sipas traditës së zonës, ku sërish u takua me disa nxënës me të cilët u përshëndet në anglisht.
Në Bilisht të Devollit, ajo vizitoi një shkollë që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar Dritëro Agolli dhe u takua me tre mësues të anglishtes, pjesëmarrës në programin Online Professional English Netëork (OPEN) të Departamentit të Shtetit të SHBA për mësuesit.
Kim takoi në Ersekë një aktiviste të re, e cila ka krijuar një klub për fëmijët vendas për të mësuar më shumë rreth komunitetit të tyre dhe historisë së tij, pas pjesëmarrjes në programin Shkëndija, të mbështetur nga ambasada amerikane.
Diskutime rreth kësaj post