Ambasadorja e SHBA ka folur nga Elbasani lidhur me lisat e kandidatëve për deputete. Aji tha duke thënë se SHBA ka qenë e qartë lidhur me pritshmëritë, ndërsa për votuesit tha se votuesit të bazohen edhe te dyshimet e SHBA lidhur me kandidatët.
“Janë tre persona që Sekretari i Shtetit të SHBA që ka përcaktuar, nuk do flas me emrat e tyre por mund të shihni. Për çështjen e listave më lejoni të them që këndvështrimi i SHBA është i qartë. Mendoj që partitë e kanë marrë në konsideratë, ndoshta jo të gjitha, por pjesa më e madhe. Tashmë këto janë me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe e prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve.”, – theksoi ambasadorja.
Ambasadorja e SHBA i bëri thirrje KQZ-së dhe institucioneve të tjera që të verifikojnë listat e kandidatëve të dorëzuar nga partitë.
Ajo theksoi se në përfundim të verifikimeve, disa kandidatë nuk duhet të jenë në lista.
Diskutime rreth kësaj post