Pas apelit për partitë politike që të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka risjellë në kujtesë vendimin e DASH, që futi në listën e zezë deputetin Tom Doshi.
Deputeti socialist Ervin Bushati, u shpreh se në të gjitha vendet e botës ka një dëshirë që politika të pastrohet, të mos ketë problematika, ku solli edhe rastin e Amerikës.
“Raste ka edhe në Amerikë. Për herë të parë u sulmua Capitol Hill. Edhe demokracia më e vjetër në botë e pa që nuk ishte imune ndaj këtyre fenomeneve. Më rezulton që në Shqipëri, si ky rast, nuk mendoj se ne nuk kemi pasur, me gjithë protestat e dhunshme të opozitës. Shpresoj që opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit”, u shpreh Bushati për A2.
Diskutime rreth kësaj post