Duke folur për Qeverinë e re, ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se stili “si zakonisht,” pra një ecuri në nivel mesatar nuk mjafton dhe se ajo ka “barrën” që të dëshmojë dhe në fakt të ndërmarrë hapa që pastrojnë korrupsionin në vend
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Duke kaluar tani në kampin tjetër, atë të qeverisë. Tanimë është e njohur përbërja e kabinetit të ri. Çfarë prisni ju nga qeveria e re shqiptare, ndonëse kemi të njejtin kryeministër dhe vetëm pak emra të ndryshuar?
Ambasadorja Kim: Mendoj se fakti që Kryeministri Rama ka fituar një mandat të tretë të paprecedent vendos një përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi të dhe ekipin e tij për të fituar, për të demonstruar se e kanë fituar besimin e popullit shqiptar. Mendoj që stili “si zakonisht,” pra performanca në nivel mesatar nuk mjafton. Mendoj se ekzistojnë mundësi historike përpara zotit Rama dhe pjesës tjetër të kabinetit, qoftë nëse flitet për reformën në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve të demokracisë; qoftë nëse flitet për rritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara; qoftë nëse ka të bëjë me pastrimin e gjykatave dhe sqarimin e të drejtave të pronësisë në mënyrë që investimet të fillojnë të rriten fort këtu në Shqipëri në një mënyrë që është shumë më normale.
Diskutime rreth kësaj post