Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka besim se brenda 31 dhjetorit Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
Kim u shpreh se përqasja e SHBA këtu në Shqipëri është më e gjerë se sa thjesht reforma në drejtësi.
Pjesë nga Intervista
Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, faleminderit për këtë intervistë. Përgjatë thuajse një viti në Shqipëri, në fokus të deklarimeve tuaja publike ka qenë reforma në Drejtësi. Së fundmi ju keni folur shpesh për Gjykatën Kushtetuese duke këmbëngulur në nëvojën e vënies së saj në funksionim brenda këtij muaji. Sa realist është ky objektiv, duke patur parasysh se deri më tani është dashur një kohë e gjatë (edhe më shumë se një vit) për vlerësimin e kandidaturave, ndërkohë që dy nga tre vakancat aktuale, nuk ka as tre muaj që janë shpallur?
Ambasadorja Yuri Kim: Së pari, faleminderit për mundësinë për të folur. Dua të kthehem pak pas. E di që njerëzit këtu përqendrohen tek reforma në drejtësi sepse është diçka që iu kap syrin, por dua ta bëj të qartë që përqasja jonë këtu në Shqipëri është më e gjerë se sa thjesht reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është pjesë e një agjende më të madhe dhe, siç e dinë shumë vetë, ne përqendrohemi tek demokracia, mbrojtja dhe investimet, ose aspektet e bizensit tek ato.
Të gjitha këto pika të agjendës kërkojnë një nivel sundimi të ligjit dhe transparencës, me fjalë të tjera, reformë në drejtësi sepse demokracia ka të bëjë me institucionet por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe ju duhet reforma në drejtësi për këtë. Mbrojtja ka të bëjë me sigurinë. Dhe korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit krijojnë vulnerabilitete për Shqipërinë dhe nuk e duam këtë për një anëtar të NATO-s. E fundit, për investimet, kur investitorët shohin mundësitë, gjykojnë çështje të trasnparencës, parashikueshmërisë, dhe nëse ka gjykata që janë të afta të japin vendime të drejta dhe transparente.
Prandaj reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe mendoj se shumica e njerëzve mendoj, perceptojnë se flas për reformën në drejtësi shumë, sepse atë kanë në mendje. Përqendrohem aty për sa i përket agjendës tani. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë të paduruar. Kanë kaluar katër vite e gjysmë që kur u miratuan ligjet në vitin 2016. Dhe kur shoh situatën, edhe pse kam më pak se një vit këtu, më duket se nuk është çështje e ligjit apo e teknikaliteteve. Ka të bëjë me vullnetin politik. Dhe mendoj se pas katër vjet e gjysmë, kur të gjithë aktorët kyç, ata me pushtet dhe përgjegjësi të gjithë kanë shprehur vullnetin politik për të zbatuar reformën në drejtësi, atëhere ka ardhur koha.
Prandaj, 31 dhjetori mund të duket pak rastësor por ka kohë që ecet drejt kësaj dhe më duhet të them që kur ne, nga pikëpamja e ekspertëve, shohim rregullat, kërkesat, opinionet e Komisionit të Venecias, janë dy të tilla në pak muajt e fundit, kur shohim kushtetutën, kushtetutën tuaj pra, standardet ndërkombëtare, kërkesat e BE dhe pritshmëritë tona, nuk ka arsye praktike që të mos jetë e mundur të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post