Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka udhëtuar dje drejt Cërrikut dhe Belshit ku është takuar me nxënës, mësues, zyrtarë të bashkive dhe banorë të zonës, për t’u njohur nga afër me aktivitetet që zhvillohen me mbështetjen e Ambasadës së SHBA.
“Ambasadorja Yuri Kim udhëtoi në Cërrik dje, ku u takua me nxënës, mësues dhe anëtarë të bashkësisë në gjimnazin Tomorr Sinani, një nga Shkollat si Qendra Komunitare, të mbështetura nga ambasada.
Nxënësit i treguan për skuadrat sportive, aktivitetet kulturore dhe klubet në të cilat ata marrin pjesë përmes nismës Shkollat si Qendra Komunitare, e mbështetur nga ambasada dhe e menaxhuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Ambasadorja ishte gjithashtu në Belsh, ku mësoi rreth arkeologjisë unike nënujore të rajonit nga profesor Ols Lafe dhe përshëndeti banorët gjatë një ecjeje përreth qytetit të bukur. Një prej vullnetarëve tanë të Korpusit të Paqes iu bashkua ambasadores dhe ekipit të saj për të ndarë me ta përvojën e tij rreth jetesës në Belsh dhe punës me komunitetin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post