Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme. Bëhet me dije se Kim u është drejtuar gjyqtarëve se me vendimet e tyre kanë në dorë fatin e vendit.
“Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”- mësohet të ketë thënë Kim në takim.
Takimi ka zgjatur një orë dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.
Ky është takimi i parë zyrtar që ambasadorja ka zhvilluar me gjyqtarët e kësaj strukture.
Pak ditë më parë ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.
Kim nënvizoi është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
Diskutime rreth kësaj post