Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ndal në një prononcim për mediat.Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri. Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë.
Deklarata e Yuri Kim:
“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post