Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka folur ditën e sotme për sulmet kibernetike që goditën Shqipërinë pak muaj më parë. Kim u shpreh se duhet të pranojmë që sulmet kibernetike do të vazhdojnë dhe do të jetë një kërcënim edhe në vijim megjithatë shtoi se SHBA do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Shqipërinë.
“Ne kemi qenë duke punuar bashkë për të forcuar sektorin e mbrojtjes kibernetike. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është ende i plotë. Ne nuk mund të zëvendësojmë mbrojtjen tuaj por do bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të mbroni veten tuaj.
Ne duhet të pranojmë që sulmet kibernetike do vazhdojnë të jenë një kërcënim i vazhdueshëm dhe në vazhdim. Duhet të përpiqemi ta vendosin veten para kurbës së kërcënimit. Siç kemi vëzhguar në Shqipëri siguria kombëtare është jetik për të mbrojtjen e të dhënave.
Aktiviteti i sotëm demonstron solidaritet ndërkombëtar. Jam krenare t’i bashkohem kolegëve të mi në mbështetje të Shqipërisë. Mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve të NATO-s. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku krah për krah”, deklaroi Kim.
Diskutime rreth kësaj post