Gazetari Ylli Rakipi është përplasur mbrëmjen e sotme me kolegun Bledi Fevziu, teksa ndodhet në tryezën e diskutimit në emisionin “Opinion”. Rakipi nuk ka duruar teksa Fevziu i ka ndërprerë fjalën, duke thënë se “ky i q* nënën bisedën.
Gazetari Rakipi po fliste, ndërkohë që Fevziu e ndërpreu duke iu drejtuar regjisë që ta lidhin me video ose në telefon me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Në këtë moment, Ylli Rakipi u nervozua duke përdorur shprehjen e mësipërme. Kërkesa e Blendi Fevziut për t’u lidhur me kryedemokratin Basha erdhi pak minuta pas deklaratës së Ilir Metës, i cili tha se nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën
Diskutime rreth kësaj post