Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u fol për shëndetin mendor, gjithashtu dhe si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë.
“Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja.
Po si të kemi një tru të shëndetshëm? Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Ylli Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.
Disa nga simptomat paralajmëruese të çrregullimit nervor janë:
· Çrregullimet në gjumë, rrudhat në ballë
· Ndjesi si mpirje trupi dhe këputje trupore
· Luhatje tensioni, skuqje sysh, fytyre
· Kostipacion ose diarre
· Dhimbje pas koke deri tek sytë
· Fytyrë e zbehtë
· Shfaqje fizike, ndryshim i tonit të zërit
· Rënie në peshë, ndryshim i humorit
· Fiksim pas një realizimi të pamundur
· Ndjesi sikur dëgjon zëra, mendime negative
Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve.
“Natyra ofron atë që produkti farmaceutik nuk mund ta përmbledhë në një tabletë. Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin. Pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes. Gjithashtu goxhi berry, aronia dhe boronica e zezë janë bimë me veti të mrekullueshme”, thekson Merja.
Trajtimi alternativ për një tru të shëndetshëm përfshin; përdorimin e antioksidantëve te perimet, erëzat pasi largojnë radikalet e lira dhe ushqejnë trurin. Konsumimi i agrumeve dhe i të gjitha frutave me ngjyrë të zezë, përdorimi i çajit të malit, barit të bletës, borzilokut, rozmarina, mëllaga, lule bliri, heleksiriumi – janë bimë që frenojnë sëmundjet nervore. Gjithashtu të mrekullueshme për shëndetin e trurit janë farat e lirit, arra, lajthia, fara e zezë, shega e egër, shafrani, qumështi i bletës, vitaminë B3, vitaminë D dhe magnez.
Në fund të bisedës Merja dha dhe disa këshilla të rëndësishme:
· Nëse keni dhimbje koke pini një gotë ujë ose çaj, jo një qetësues
· Në darkë pini një gotë qumësht ose çaj me lule bliri ose qumësht me borzilok
· Në mëngjes pini një gotë me rozmarinë
· Nëse keni marrë medikamente farmaceutike për një kohë të gjatë bëni detoks të trupit më çajin detoks dhe antioksidantët nga erëzat
· Përdorni qumësht blete 40-50 g
· Përdorni shegë të egër dhe vaj liri, pasi ju qetësojnë dhe ju mprehin trurin
Diskutime rreth kësaj post