Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në emisionin “Now”, Manjani deklaroi se është e papranueshme që Kim të etiketojë një gjyqtar apo politikan si të korruptuar, apo t’i bëjë presion gjykatës për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.
Sipas tij, njerëzit nuk janë budallenj dhe nuk kanë bar, duke iu referuar shprehjes së saj drejtuar demokratëve, që të largoheshin nga Sali Berisha pasi është shpallur ‘non grata’.
“Çfarë pune ka kjo? Është subjekt hetimi Yuri Kim-i. Si guxon ajo që thotë ju jeni të korruptuar, si mund t’i thuash drejtësisë merre dhe fute në burg atë, apo mos regjistro Partinë Demokratike, apo shkon dhe i bën presion gjyqtares, me çfarë të drejte e bën ajo? Padiskutim, po të ishte në një mjedis politik, Yuri Kim-i ua bën mirë politikanëve.
Këta politikanë që thotë Amerika, ambasadori, nuk kanë çfarë i thonë popullit të vet, e kanë çuar në derexhe dhe thonë e kam mirë me amerikanët. Që ta kesh mirë me amerikanët do të thotë që mund t’i bësh çfarë të duash këtij vendi? Njerëzit nuk kanë budallenj, nuk kanë hanë bar, siç do zonja. Kjo është e vërteta”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post