Nga: Ylli Manjani
Kot për muhabet.
Jam kurioz, protokolli i Presidencës si do ta regjistrojë drekretin e djeshëm të Presidentit për lirimin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë!?
Ai dekret llogjikisht ka elementë të fallsifimit të dokumentave zyrtarë, ose është absolitisht i pavlefshëm. Nul e i paqenë.
Fjala vjen, si do shënohet në Dekret vendi i lëshimit të tij?
Tiranë, më____?!
Po Presidenti nuk ishte në Tiranë…!!!
Arëherë do duhet të shënohet:
Stamboll, më……!!!
Stamboll?!
Firmoset një akt kushtetues në Stamboll?!
Uau!
Po selia kushtetuese e Presidentit është Tirana. Presidenti nuk e merr vulën me vete te rrypi i pantallonave!!! Aktet e shtetit firmosen në selitë zyrtare të tij, aty ku ndodh aktiviteti zyrtar dhe jo me korrespondencë!
Pse mo President në ekzil është ky?!
Kushtetuta dhe ligjet protokollare janë shpikur pikërisht për të mos lejuar zyrtarët të marrin zyrat me vete edhe në h*ale. Se është turp. Është mungesë dinjiteti. Është mungesë e theskuar kulture shtetërore.
Shteti nuk është qejf,por detyrim.
Kur Presidenti është i pamundur të ushtrojë detyrën duhet ta ushtrojë atë Kryetari i Kuvendit. Kjo duhet të ishte zgjidhja dhe jo firmosje me kamera jashtë shteti!!!
Ky akt është ligjërisht i pavlefshëm. Shtetërisht i papranueshëm.
Nuk po i hyj elementëve të tjerë të përmbajtjes së dekretit. Fjala vjen, shkarkimi bëhet me propozim të Kryeministrit. Kur e pa propozimit Presidenti, përgjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, apo në anijet e Bosforit?!!
Pra ai dekret ose është absolutisht i pavlefshëm ose është fallsifikim.
E akuzoi si “kaçak” dhe këtë dekret “kaçakshe” e bëri…
Diskutime rreth kësaj post