Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha na ka gënjyer.
Sipas Manjanit, Basha e ka përzënë përherë nga partia Sali Berishën dhe jo përkohësisht siç u shpreh vetë ai nvetë ai në fillim.
Postimi i Manjanit:
“Një gjë nuk kuptoj?!
Vendimi personal (i jetës) së Lulzim Bashës ishte përjashtimi i përkohshëm i Berishës nga grupi parlamentar. Deri në sqarimin e të vërtetës- tha. Pra vendimi ishte i përkohshëm..
Tani, me këto që thotë, del se vendimi i tij nuk na qenka më i përkohshëm. Ai me të veten e ka përzënë përherë nga partia.
Pra i bie që ka fallsifikuar edhe vendimin e vet… Dmth të fallsifikosh vendimet e të tjerëve e kisha dëgjuar, por të fallsifikosh vendimin tënd jo.!?
Ose ka gënjyer që në vendimin e parë… Në fakt nuk para gënjen..
#satërrojmëdomësojmë.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post