Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi situatën në të cilën ndodhet vendi ku shprehet se shqiptarët janë vendosur tashmë në qoshe të murit me një barrë problemesh përpara. Teksa bën thirrje për zgjim kombëtar, Manjani rendit disa nga problemet më të dukshme në vend.
Statusi i Manjanit:
“Në fillim është liria dhe demokracia.
Problemi është se shqiptarët janë vendosur tashmë në qoshe të murit me një barrë problemesh përpara.
Mali i halleve është aq i madh saqë vështirë ti bësh të gjithë në një mendje që të merren me një të vetme.
Ekonomia në krizën më të thellë pas krizës së piramidave. Për pasojë pasiguria e të sotmes e të nesërmes është e madhe.
Shoqëria kërcënohet nga varfëria. Varfëria nga skamja. Polarizimi social shkon drejt eksremeve.
Në këto kushte ligjet humbasin vlerën dhe vendin e tyre e zënë urdhërat arbitrarë. Për pasojë liritë dhe të drejtat dhunohen. Demokracia futet në krizë…
Shteti merr i gjithi fytyrën e pushtetit. Normat ligjore zëvendësohen me masa të jashtëzakonshme edhe kur nuk jemi në kushte të jashtzakonshme. Qeverisja zëvendësohet me sundimin e një personi. Zyrtarët ngrenë supet.
Hallet shtohen.
Pasuria publike trajtohet si private. Buxheti nuk mjafton. Borxhi shtohet. Njerëzit ndjehen të mashtruar, të vjedhur e pa shpresë.
Qytetet marrin pamje të trishtë fjetinash me erë të keqe. Qytetaria hesht. Banditët janë në rrugë.
Kriminelët janë edhe më të paprekshëm. Burg-burg-burg për çdo njeri normal.
Media keqinformon. Rrena shpallet monument kulture. Monumentet shëmben…
Të gjitha këto ndodhin për njëherë.
Tani më thoni ju për çfarë duhet protestuar më parë?!
Për mbijetesën e pasigurinë, varfërinë dhe skamjen apo për demokracinë, politikën, drejtësinë e trashëgiminë kulturore?!
Ky pra ishte qëllimi i monizmit të përçajë njerëzit edhe në idenë protestës. Të mos i bëjë ato unik në reagim. Taktika është veri para disa halleve njëkohësisht me qëllim që ti shfokusosh dhe të mos reagojnë për asnjërin. Ndërkohë sundimi të vijojë punën i qetë….
Ky është qëllimi.
Kjo spjegon edhe faktin që çështje të tilla si kushtetua, drejtësia apo teatri nuk marrin shumë vemendje, sepse pasiguria që vjen nga kriza e thellë ekonomike është kërcënuese.???
E megjithatë unë prap them se duhet rifilluar nga liria dhe demokracia. Njeriu i lirë që jeton si qytetar në një.mjedis demokratik e gjen gjithmonë zgjidhjen e problemeve të tjera.
Në monizëm nuk ka zgjidhje për asnjërën prej problemeve.
Nëse nuk na mjaftuan 45 vitet e komunizmit dhe 3 vitet e fundit të rilindjes për ta kuputuar këtë gjë, nuk kemi më shpresë.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post