Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur një konspiracion të papritur në lidhje me emigrantët që kapen përditë të fshehur nëpër furgonë në vendin tonë.
Manjani hedh dyshimet se ata nuk kthehen mbrapsht në vendet e tyre, por me sa duket sipas tij, është një tjetër marrje me dëshirë emigrantësh nga shteti ynë.
Postimi i plotë:
“Një pyetje kam unë:
Këto emigrantët që kapen përditë nëpër furgonë, kamionë e taksi trafikantësh ku shkojnë?!
Se nuk besoj që shteti i kthen mbrapsht nga vendi ku u nisën. As besoj që shteti i nxjerr në shtetin ku ishin nisur. Asnjë shtet nuk i pranon më ata.
A mos po shtohet numri i emigrantëve të huaj në Shqipëri?!
Edhe një konspiracion:
Mos vallë kjo është një mënyrë tjetër marrje emigrantëshe dëshirë nga shtetit, por e luajnë teatrin që të duket si muhabet trafikantësh?!
Për nder ça sbën vaki. Asnjë teori nuk përjashtohet…
Edhe një konstatim:
Fakt është që Ai ka që në 2016 që kërkon të sjellë këtu refugjatë. I duhen kampe, lajme emergjencë që të dalë si shpëtimtar i njerëzimit..” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post