Avokati shqiptar i mirënjohur Yll Manjani ka sqaruar reagimet ndaj tij pasi mori pjesë në takimin me Sali Berishën. “Berisha na thirri, te Berisha folëm. Kaq. Konspiracionet nuk i bëjnë mirë shëndetit të askujt”, shkruan Manjani në postimin e tij.
Postimi i Manjanit:
“Ka disa snobë, që nuk janë zëdhënës pushteti, që më thonë “po ti, te Berisha i thua këto gjëra”?
Ndonjë tjetër më sugjeron se “nuk më shkon mua të flas të Berisha se po i shërben”…
Zëdhënësit elektronikë të pushtetit i bien më shkurt “ky është me Berishën”…
Për të gjithë këto kategori kam vetëm një pyetje:
Dakord që nuk u flitka te Berisha, po ku flitet këto kohë?!
Na thoni ku dhe do shkoj ti them edhe aty të njëjtat gjëra.
Në pushtet siç e dini nuk flitet se të mbyllin fjalën. Unë e provova të folurën aty.
Në opozitë nuk flitet më askund përveçse tek ato takime që bën Berisha.
Ku tjetër doni që ti them, përveç se në media që kam kohë që i them dhe me zë të lartë dhe thuajse i vetëm?!
Në rrjet social po e po. Por debati publik nuk bëhet në rrjet social në mënurën më asociale të mundshme.
Sa për atë se i kujt jam, edhe ju vetë e dini se fjala ime del veç nga mend’të e mia, siç ka dalë gjithmonë. Vendin e të folurit nuk e kam zgjedhë kurrë. Ku kam marrë pjesë kam folur.
Berisha na thirri, te Berisha folëm. Kaq.
Konspiracionet nuk i bëjnë mirë shëndetit të askujt.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post