Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë.
Reagimi i Manjanit:
“Përçartje llogjike.
PD ka filluar të thotë se “SHBA gaboi me Berishën”. Po të njëjtët persona që artikulojnë këtë akuzë për SHBA, thonë se “ aleanca me SHBA është më e rëndësishme”!!!
Pra konkluzioni llogjik është se PD zyrtare preferon të jetë në aleancë me gabimin. Dmth me atë që ua fut, jo me anëtarët e partisë që i mbajnë aty ku janë…!
Qartësisht i kanë hypë n’shpinë budallëkut.
Zaten duket nga sjellja që bëjn. Ç’thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë…
Hajt shnet, pra!
I lashtë zoti shnetin se mendjen se kanë n’vend jo..!”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post