Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se kryeministri Rama mund të dalë ndonjë ditë dhe të thotë se është me koronavirus vetëm që tu dhimbset njerëzve.
“Lexoni me vëmendje dokumentin e Këshillit të Evropës! Rama i përgjigjet këtij dokumenti vetëm më një batutë, që në fakt tregon të vërtetën në atë që thotë, sepse ai nuk është për lirinë dhe demokracinë, e ka thënë vetë, por po merr masa të jashtëzakonshme dhe po shpëton populli.
Kjo të çon tek ajo që unë e kam bindje të thellë që në të gjithë këtë situatë, politikanë Edi Rama, që të instalojë kultin e tij personal. Nuk është çudi që ndonjë ditë të na dalë me Covid që tu dhimbset njerëzve. Ne fakt nuk është i sëmurë, por mund ta shpikë këtë gjë.
I duhet ky kult se është në një rënie dramatike, është në fund të mandatit, i shteruar në mjetet politike. Dhe mendon se duke eliminuar çdo gjë institucione në vend dhe ia ka arritur kësaj gjëje, ai do të mundet që të legalizojë kultin e tij. Del çdo vakt në televizor.
Është i vetmi njeri në vend që vazhdon të merret me politikë, këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse para kësaj nevoje me të nuk flitet për kushtetutë”, tha Manjani në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post