Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. “AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Nongrata e sajuar ndaj Saliut, nuk mund të jetë justifikim i faqezinjve që kanë mandat pa vota. AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike.
Le të dalin të marrin vota opozitare nga prehri i RamBallës ku janë ulur e nga ku gjuajnë me gurë edhe ish të përndjekurit politikë.
Bahhh, çfarë turpi!
Faqezinj!”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post