Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një reagim në llogarinë e tij “Facebook”, ku shprehet se; Lulzim Basha ka vendosur një tjetër rekord në politikë. Manjani thekson se, Basha thirret vazhdimisht në Prokurori dhe jo vetëm në atë vendase, por dhe në atë Belge. Sipas tij, kreu demokrat është i vetmi që e thërrasin edhe prokuroritë e huaja.
Manjani u referohet 8 fletëthirrjeve të prokurorisë belge për Bashën, të cilat u zbuluan nga gazetari Çim Peka, lidhur me akuzat e kreut të PD për “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 mln euro, në 24 Qershor të vitit 2018.
Reagimi i Manjanit:
“Edhe prokuroria Belge e paska thirrur për të dëshmuar?! Ja dhe një rekord tjetër që vendos në politikë neokomunisti Lulzim. Thirret rregullisht në prokurori, jo vetëm vendase. Si ka mundësi që vetëm këtë thërrasin prokuroritë e huaja?! Por Ai nuk shkon se është kryetar partie.
E thotë pastaj se nuk e përdor partinë për interesat e veta…! Në Shqipëri rrena i ka këmbët e gjata. Si rrena e pushtetit ashtu edhe e opozitës…”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post