Ai del rrallë nëpër intervista, por kur e bën sigurohet të flasë gjatë dhe të japë mesazhe të rëndësishme. Në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala, Ylli Limani rrëfeu si rrallëherë historinë e tij, nga fëmijëria, kur e ndiente se ishte special dhe deri te periudha e pandemisë, kur siç shprehet ai, “ka vdekur dhe u ringjall”.
Mënyra ime për t’u shkëputur nga fëmijët e tjerë ishe muzika, arratisesha dhe këndoja. Po, të them të drejtën gjithmonë më dukej vetja më i veçantë se të gjithë fëmijë e tjerë. Mbaj mend disa filmime ku jam i vogël dhe dilja këndoja pa turp. Ka pasur disa raste kur nuk kishim energji elektrike e më drejtoheshin mua: Dil Ylli, na këndo për mysafirët..
Unë kam një motër edhe një vëlla. Ata janë shumë më të mirë se unë, janë të urtë. Unë s’e di nga kam ngjarë, por jam disi më ndryshe, e kam sjelljen sikur të isha një fëmijë i vetëm (i përkëdhelur).
Ndërsa foli për marrëdhënien me familjarët, Ylli rrëfeu se raportet më të ngushta i mban me të atin, i cili i ka shkruar edhe një këngë të titulluar “Ndjenjë”.
Raportet e mia me babin janë shumë të mira. Ai më ka bërë një këngë, por nuk e kam publikuar sepse atij nuk i pëlqen se si unë e këndoj. Ai ka qejf që un të këndoj me nota më poshtë. Por babit tim tani, po t’i jepet mundësia, më largon nga muzika. Më thotë disa herë ‘Ke mendje të kryesh fakultetin, masterin, doktoraturën…
Këngëtari foli edhe për periudhën më të vështirë që ka kaluar, duke iu referuar kohës së pandemisë së Covid-19,.
Jeta ime u nda para pandemisë dhe pas pandemisë. Unë “kam vdekur” në pandemi dhe u ringjalla pas saj. Ishte një periudhë thyerjeje! Ulesha në tavolinë dhe mendoja: Kush jam unë tani që nuk këndoj, nuk kam projekte, fitime, xhirime..
Megjithatë, ai dha edhe mesazhe pozitive, duke thënë se asnjëherë nuk ndihet i përmbushur nga paratë dhe postimet në rrjetet sociale, që i quan vetëm një shkëlqim i përkohshëm.
Diskutime rreth kësaj post