Armando Broja në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Izraelin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ishte në sfidën e parë me Islandën, megjithatë për këtë takim shprehet i gatshëm. Në fjalën e tij para gazetarëve, Broja tha:
“Po jam i gatshëm. Fizikisht jam mirë. Kam qenë me COVID përpara. Tani jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje personale në Angli disa ditë. Pardje kam ardhur dhe jam stërvitur me ekipin.
Islanda? Trajneri e përgatit ekipin. E pashë ndeshjen. Unë them që kemi luajtur mirë. Prapë mundemi më shumë si skuadër. Kundër Izraelit do të jetë më e vështirë. Po bëjmë maksimumin dhe ishalla me 3 pikë.
Raporti me trajnerin? Kam folur me të kur erdha këtu. Më pyeti si jam fizikisht. Në fund është ai që do të zgjedhë 11 futbollistët. Nëse do të më fusë do të jap maksimumin.
Mungesa e golave te Southampton? Performancat e mia nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit. Por, edhe si ekip kemi rënë pak. Por, nuk është justifikim. Kam dhënë maksimumin në stërvitje.
Presioni? Unë them që luaj më mirë si titullar. Po ai është vendim i trajnerit. Por, çfarë bën ai, duhet ta dëgjoj. S’kam presion kur luaj futboll. Jam i ri, por futbolli është gjëja më e bukur për mua. S’është e vështirë. Kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin kur futem në fushë.
E ardhmja? Po shohim. Luaj sërish me Chelsea-in. S’e di, po flas me familjen dhe agjentin tim. Deri tani jam me Chelsea-in.
Mesazh për tifozët? Faleminderit shumë për mbështetjen që na jepni gjithmonë dhe ishalla iu shohim të hënën në Air Albania”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post