Nga Ylli Dylgjeri:
Në momentin që Ilir Beqja ka marre fjalën në takim, gjë që nuk ishte parashikuar në axhendë, ambasadorja amerikane duket teksa mbyll dosjen.
Në pamjet e ofruara nga regjia qendrore e Ministrisë së Brendshme, nuk fokusohet momenti kur ambasadorja Yuri Kim në shenjë demonstrative, është larguar nga salla pak sekonda pasi Beqja ka nisur fjalimin e tij”- keshtu komentoi shtypi, gazetat, opinioni pas largimit qe Ambasadorja amerikane bëri në takimin konsultativ të Ministrisë së Brendshme me donatorët.
Pyetja e parë që më vjen si përçues i opinionit publik është: A mjafton kjo dalje nga takimi?
Mendoj se jo. Zonja Yuri Kim, duhet te na e shpjegoje kete largim demostrativ. Te na flasesh shqip. Te denoncosh shqip. Te komentosh “Pse-ne” e largimit ! Mos e lini vetem me gjestin diplomatik: ika dhe reagova!
Jo! Kjo eshte pak. Personi me emrin Ilir Beqja eshte akuzuar pafundesisht deri me tash. Kjo eshte transparenca qe na ka mesuar demokracia amerikane. Kjo eshte gjuha qe na mesojne lideret e SHBA-se. Sepse Ju, jeni dalluar deri me sot per njeanshmeri me pushtetin zonja Kim.
Per miklime, per heshtje, per mungese te personaliteti, per cenim te mardhenjeve qe kane ekzistuar mes dy popujve, me dy shteteve ne historine e hershme e te re. Vetem ne kohen Tuaj zonja Kim shtypi, publiku ju kritikojne hapur.
Ambasadori i SHBA ne kete vend ishte nje mit. Nje lule mos prek. Vetem ne kohen Tuaj, u preket si lule, u keputet deri ne permbysje sondazhesh. Sondazhet europiane treguan permbysje ne dashurine mes dy popujve… Ky eshte sot realiteti i mardhenjeve.
Nese ke mision forcimin e mardhenjeve mes dy popujve duhet te flasesh sot. Gjesti nuk mjafton. Xhesti vetem ledhaton serisht. Te beni me gjeste eshte shume mesdhetare, beni amerikanen zonja Kim.
Diskutime rreth kësaj post