Doni të dini se cila do të jetë blerja më e bujshme në merkaton e verës? E ka siguruar Chelsea, është Neymar!
E verës? Jo, do të ishte blerja e dekadës! Klubi anglez ka arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën dhe lajmi vjen nga e përditshmja italiane “Tuttosport”. Sigurisht, shifrat e transferimit të brazilianit në Londër do të jenë të jashtëzakonshme, e gjitha kjo për të siguruar qëndrimin e teknikut Antonio Conte në drejtim të skuadrës.
Presidenti i klubit, Roman Abramovich, e do me çdo kusht sulmuesin e Barcelonës, meqë në sezonin tjetër skuadra blu do të kthehet të luajë në Champions League.
Shuma e përfolur e transferimit të Neymarit është 180 milionë euro, super e jashtëzakonshme, dhe do të kalonte ndjeshëm rekordin e vendosur nga shitja e Paul Pogba te Manchester United.
Diskutime rreth kësaj post