Djali i shoferit të autobuzëve në Pakistan është tani pasardhësi i Boris Johnson, kryetar i bashkisë së Londrës. Zgjedhje historike, pasiqë për herë të parë Londra zgjedh një kryebashkiak musliman të këtij qyteti të madh perëndimor.
Ndryshe nga Barack Obama, i zgjedhur në vitin 2008, i cili kishte profilin e përkryer për të qenë “i pëlqyer”, Sadiq Khan është njeriu i cili bëri rotacion historik, duke u zgjedhur edhe pa e mohuar besimin e tij dhe prejardhjen e tij muslimane. Ai u mbështet nga 37% të britanikëve të lindur jashtë.
Khan është poashtu i njohur të jetë një mik i shqiptarëve.
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.
“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.” /Përgatiti Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post