Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee thotë se zgjidhja e konflikteve politike në Shqipëri dhe në Maqedoni kohët e fundit është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian.
Gjatë një intervistë për “European Western Balkans” dhe agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, zyrtari i lartë amerikan pyetet nëse SHBA-të kanë ndikim më të madh në Ballkan se sa BE-ja, duke theksuar se suksesi kryesor i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve i përket liderëve të vendeve përkatëse që kanë ndërmarrë vendime të vështira.
‘Më duhet të them se në përpjekjet e kohëve të fundit ku unë jam angazhuar janë koordinuar shumë ngushtë me Bashkimin Evropian, me Komisionin dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Është shumë pak ajo që ne, Shtetet e Bashkuara, bëjmë në Ballkanin Perëndimor dhe minimumi që bëjmë është koordinimi me miqtë tanë në Bruksel dhe kjo thjesht sepse kemi të njëjtat qëllime; duam të shohim rajonin të integruar në institucionet evropiane. NE, SHBA-të nuk kemi autoritetin që ta tregojmë këtë kurs apo të japim këshilltar përfundimtare, pasi në të vërtetë ato vijnë nga Brukseli.
Suksesi me të vërtetë shkon drejt udhëheqësve të vendeve që kanë mundur të marrin vendime të vështira. Në Maqedoni, Presidenti Ivanov vendosi t’i japë mandatin koalicionit që ka shumicën në Parlament në mënyrë që ata të formojnë një qeveri apo opozita në Shqipëri, e cila mori një vendim të guximshëm për të marrë pjesë në zgjedhje, të cilat u shtunë. Kryeministri Edi Rama duhej të gjente fleksibilitet të nevojshëm për të bindur opozitën që të kthehej. Kjo ishte para se të gjithash e dobishme për Shqipërinë dhe për Maqedoninë.-tha ai.
Vendet, partitë politike, udhëheqësit janë ata të cilët me të vërtetë meritojnë këtë kredit.
Ai është pyetur edhe mbi deklaratat e Shqipërisë së madhe, thotë se nuk ka asnjë lëvizje serioze për këtë ide.
‘Fillimisht, nuk besoj se ka ndonjë lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe apo ndonjë dëshirë nga popullatat etnike, qoftë në Maqedoni, qoftë në Mal të Zi apo edhe në Shqipëri që të unifikohet dhe të bëhen një vend apo një forcë e re në Ballkanin Perëndimor. Politika zyrtare besoj se është politika e sinqertë e partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, të cilat duhet të integrohen në Bashkimin Evropian si dhe NATO-s kur të jetë e mundur si pjesë e vendeve ku ata banojnë aktualisht, jo në ndryshimin e kufijve.
E di që ka pasur një retorikë. Ne besojmë se retorika e papërgjegjshme dhe provokative nga disa politikanë në rajon që nuk ka qenë konstruktive dhe ka krijuar dyshime. Sidomos gjatë një fushate politike ka slogane dhe deklarata, të cilat nuk duhet të hiqen nga konteksti i fushatës politike. Kjo nuk është për t’i justifikuar ata, por për të mos i justifikuar. Sigurisht që kemi folur kundër kësaj lloj retorike, si publikisht ashtu edhe privatisht.’-shtoi Yee.
Ai thekson se është e rëndësishme që të gjitha vendet duhet të respektojnë sovranitetin e fqinjëve të tyre dhe të punojnë së bashkuar për të zgjidhur çdo keqkuptim apo konflikte të mundshme përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
‘Në thelb, besimi ynë është se në Ballkanin Perëndimor ekziston një dëshirë e vërtetë nga qytetarët e të gjitha vendeve që të lëvizin drejt integrimit më të madh me Evropën, shumë nga këto vende me NATO-n, si dhe me Bashkimin Evropian. Të gjithë udhëheqësit e kuptojnë se kjo nuk do të ndodhë me asnjë ndryshim të kufijve. Ndryshimi i kufijve do të ishte një pengesë e madhe për çdo përpjekje, kombëtare apo tjetër, për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.’-përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post