Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.
Postimi i Xhixhos:
Asnjë reflektim mbi çështjen e studentëve të mjekësisë, të cilëve Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë.
Maxhoranca miratoi me nxitim një ligj të ri, të arnuar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri tre vjet pas diplomimit.
Sërish, ai që dëshiron të largohet, do të paguajë tarifën e studimit, ende e papërcaktuar.
Asgjë nuk ka ndryshuar për t’i mbajtur në vend mjeket e rinj.
Nuk janë rritur pagat e mjekëve, nuk janë përmirësuar kushtet e punës, nuk luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe sistemi gëlon nga skandalet.
Në vend të incentivave për të qëndruar në Shqipëri, qeveria u jep të rinjve vetëm arsye për të ikur.
E kemi mbështetur fuqimisht kauzën e studentëve të mjekësisë sepse besojmë se ikja e trurit dhe shpopullimi ndalen vetëm duke investuar fort te arsimi.
Por qeveria e inceneratorëve dhe skandaleve të korrupsionit nuk i ka pasur kurre prioritet te rinjt.
Duke investuar te kapitali njerëzor, duke investuar në arsim, duke luftuar korrupsionin dhe duke vendosur meritokracinë mund të luftojmë shpopullimin dramatik të vendit.
Diskutime rreth kësaj post