Pasi ish i dashuri i saj Rexhep Rraja u la sërish në burg, me vendimin e Gjykatës së Apelit, Xhisiela Maloku ishte e pranishme para ambienteve të jashtme të kësaj Gjykate, ku ka deklaruar se po mbështet Rexhepin.
Ndër të tjera Xhisiela ka kërkuar nga mediat që ti rrinë larg, pasi për ndryshe do ti padisë në Gjykatë.
“Unë erdha këtu për të kërkuar lirimin e Rexhepit, por për shkak të trafikut mbërrita me vonesë. Në seancën tjetër do të jem e pranishme. Nuk jam viktimë. Ato që kam thënë në media janë të vërteta. Jam shumë e bindur që nuk do të kemi probleme, problemet kanë ardhur për shkak të xhelozisë. Mediat të më rrinë larg se janë marrë me detajet e mia. Të më rrinë larg se ndryshe do ta çoj në prokurori.” deklaroi Xhisiela përpara derës së Gjykatës. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post