Në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokur prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Ditën e premte Basha do të pyetet nga prokurorët e çështjes për dijeninë e tij në lidhje me këtë temë.
Po për këtë çështje kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e ka paditur Bashën për shpifje, fyerje dhe shpërdorim detyre.
PD akuzon Taulant Ballën se ka kërcënuar ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu.
Ndërsa dy ditë më parë pas një shpërthimi me tritol të ndodhur në shtëpinë e gjyshërve të Xhisiela Malokut, kjo e fundit akuzoi Partinë Demokratike si autorë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post