Xhisiela Maloku, vajza që prej ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave, të hënën, përgënjeshtroi të gjithë skenarin e paraqitur nga mediat në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.
Maloku në një intervistë ‘tet a tet’ me drejtuesin e emisionit ‘Opinion’, gazetarin Blendi Fevziu deklaroi se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet se është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, qëlluar me grushte, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë.
Pak ditë pas publikimit në media të rastit të saj, ajo ka kthyer 180 gradë gjithë versionin e historisë; duke deklaruar se nuk është kërcënuar asnjëherë nga fisi Rrahja, si dhe denoncimin e ka kryer për shkak të xhelozisë.
Sipas saj, pasi i dashuri, Rexhep Rrahja, kishte shkuar me pushime me të dashurën e re.
Maloku tha se nuk është përdhunuar kurrë dhe se ka marrëdhënie të mira me familjen e tij, por edhe më të, për shkak të njohjes prej disa vitesh.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoni me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.
Blendi Fevziu: A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Xhisiela Maloku: Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vij direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.
Blendi Fevziu: Sipas ekspertëve që kemi pasur në studio është thënë se vetëm dëshmia e parë merret parasysh, pasi të tjerat mund të tërhiqen nën presion. Dëshminë e parë ja keni dhënë Citozit apo Emiliano Nuhut?
Xhisiela Maloku: Kallëzimin e parë e kam bërë në komisariatin Nr.3 në Tiranë. Komisariati i Tiranës më ka referuar në Komisariatin e Fushë-Krujës. Por dëshminë e kam dhënë në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë-Krujë. Ndërsa të nesërmen, kam shkuar në Durrës për të tëhequr tërheqjen që kisha bërë herën e parë. Pra në Fushë-Krujë.
Blendi Fevziu: Keni pasur kontakte me Rexhep Rrahjen?
Xhisiela Maloku: Nuk më kujtohet nëse kam pasur kontakte, por me të afërmit e tij kam pasur dhe të kem gjithmonë kontakte. Pas dates 21 nuk e kam takuar më Rexhepin.
Diskutime rreth kësaj post