Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka mbyllur dje fushatën zgjedhore në bashkinë më të madhe të vendi, në Tiranë, ku garon me Belind Këlliçin.
Deputeti që la mandatin për të drejtuar kryeqytetin, ka qenë në çdo derë e ka takuar çdo banor të Tiranës, për t’i besuar atij më 14 Maj.
Kjo foto e veçantë, është shkrepur dje pak para takimit përmbyllës të fushatës.
Ne duam ta quajmë “Xhiroja e fundit” e Belindit në Tiranë, pasi e hëna e 15 Majit mund të jetë ndryshe për të, do i duhet ta përshkojë atë rrugë si kryebashkiak.
E shoqërojnë dy prindërit dhe vajza që i ka vjedhur zemrën.
Zamiri, metodist muzike dhe punonjës i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa Zana ka mbaruar Inxhinierinë Mekanike dhe është në pension bashkë me të shoqin.
Për Annën, shumëkush e di dhe ai vetë ndihet krenar që e ka zgjedhur për bashkudhëtare jete vajzën që dashuron librat.
Anna është vajza e Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit, me një shtëpi publikimesh të cilën e ka themeluar vetë, në Tiranë.
Është pikërisht shtëpia ku ka lindur gjyshja e saj, një shtëpi tradicionale tiranase, të cilën ka refuzuar ta japë për një pallat shumëkatësh në zemër të Tiranës, në njësinë 10, aty ku është lindur e jam rritur dhe Belindi.
Diskutime rreth kësaj post