Këngëtarja Xhesika Polo, tashmë konkurrente në ‘Ferma Vip’ mes lotësh ka rrëfyer humbjen e nënës së saj.
Gjatë një bisede me Mariana Kondin, Xhesika ka rrëfyer historinë e trishtë teksa ka treguar dhe për mbështetjen që ka patur prej vëllait të saj.
“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë.
Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ia thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”– tregoi Xhesika.
Diskutime rreth kësaj post