Mesazhet fyese në rrjete sociale nuk mungojnë, sidomos për personazhet e njohur që janë gjithmonë nën syrin e publikut. Këngëtarja Xhesika Polo, ka marrë disa mesazhe të tilla ofenduese nga një ndjekëse e saj. Ajo ka publikuar në “Instagram” disa foto nga plazhi dhe ndjekësja e fyen për format e saj trupore.
“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkrujt në publik po të shkruaj në privat:, shkruan personi në fjalë.
Xhesika i ka parë këto mesazhe dhe i është kthyer keq ndjekëses, duke ju dhënë një mësim gjithë të tjerëve që mund të ofendojnë e të bëjnë komente të tilla bullizuese.
“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”– shkruan Xhesika Polo.
Diskutime rreth kësaj post