Këngëtarja Xhesika Ndoj zbulon “identikitin” e deputetit që i ka kërkuar të bëhet shoqëruesja e tij, kundrejt premtimit se me të do të jetojë si grua sheiku. Në intervistën e dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, këngëtarja zbuloi se deputeti i përket Partisë Demokratike, se është nga veriu, se është rreth të 40-tave, se është përgjithësisht i palestruar, e se është i martuar e me fëmijë.
Sipas Ndojit, oferta e deputetit ka qenë këmbëngulëse, madje deri 3 ditë më parë. Këngëtarja tha se në disa raste, për të larguar hipotezat, e ka ngatërruar qëllimisht përkatësinë politike në intervistat e tjera, por konfirmoi se personi është publik dhe se është demokrat. Edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një pranimi të kësaj oferte më vonë, pasi është single, këngëtarja theksoi se nuk është e vetmja të cilës i kërkohen favore shoqërimi, pasi edhe disa mikesha të saj kanë patur kërkesa më parë nga deputetë apo ministra. Sipas saj, këta lloj tipash janë si sponzor për shoqet e saj dhe asgjë më tepër.
Xhesika Ndoji deklaroi se pak ditë më parë ka marrë mesazhe edhe nga kryeministria, ku i është kërkuar kundrejt parave, të zbulojë emrin e deputetit, për të cilin përflitet lidhja e saj. Por sipas saj, këtë kërkesë thjesht e ka lënë pa përgjigje. Lidhur me jetën e saj private, këngëtarja tha se është nënë e një vajze 5 vjec dhe se para pak ditësh ka bërë gjoksin, për tu dukur në formë. Ndërsa në lojën që Turjan Hyska i ka bërë, për preferencat për disa karakteristika të deputetëve e politikanëve, Ndoji i ka preferuar Lulëzim Bashën, duke i dhënë atij notat më të larta për vetitë e mashkullit që ajo preferon. Pas tij renditi Ramën, Ristanin, Bracen, Nokën, Tahirin, Rucin, Manjanin.
Diskutime rreth kësaj post