Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu i ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24 foli për drekën që PD-së së bashkuar dhe për procesin e Priareve.
Mziu u shpreh se ky bashkim është për tu lavdëruar nga qyetarët pasi shohin më shumë siguri për të ardhmen e tyre dhe se vetë mazhoranca duhet të gëzohet.
Në lidhje më Primaret, ai u shpreh se kishte probleme për shkak të përçarjes brenda Partisë Demokratike , teksa shtoi se forma e duhur do të ishte një miskim dhe me sondazhet dhe opinionin publik. Ndërsa, për mundësinë e kandidimit të tij në Bashkinë e Kamzës, Mziu u shpreh se është gati të heqë dora nga detyra si deputet për të kandiduar, atë që ai e quajti shtëpinë e tij.
Pjesë nga biseda në studio:
Karapanço: Shumë mendojnë se politika në tërësi nuk ka moral dhe akuzat ndaj ty është se gjatë mandateve zihen dhe në fund ulen e drekojnë bashkë. A ishte kjo drekë e tillë?
Mziu: Vetëm te kjo darkë nuk ka akuza në aspektin politik. Së pari, edhe nëse dikush ulet me mazhorancë në një kafe nuk do të thotë se është shitur. Kur një opozitar pi një kafe më mazhorancën, nuk e quaj të tillë. Parlamenti është për të bërë ligje. Ne kemi dhënë mjaft ligje në mbështetje të qytetarëve. Qëndrimi i një grupi parlamentar dhe të rrinë të ndarë, besoj se u prishim punë qytetarëve që na kanë besuar. Një opozitë e fortë e bashkuar i bën shqiptarët më me besim për të mos u larguar. Ne duhet të marrim lëvdata nga ky bashkim. Edhe mazhoranca duhet të gëzohet dhe duhet ta përkrahë. Ky nuk është bashkim pazaresh por të bashkuar për 14 majit dhe të përgatitemi për zgjedhjet e 2025. 2025 bëhet i rëndësishëm nëse ne dalim fuqishëm më 14 maj 2023.
Karapanço: Pse nuk kandiduat për një mandat të radhës në Bashkinë e Kamzës?
Mziu: Janë një pjesë që kanë refuzuar pjesëmarrjen në Primare, duke mos e konsideruar si elementi më i mirë. Primaret nuk përdoren shumë në SHBA apo Perëndim, pasi ata që votojnë. Primaret kishin disa probleme.
Struktura politike dhe së dyti, përçarja e PD me dy grupime e bën të papëlqyer pjesëmarrjen në Primare. Se ata persona që nuk kanë qenë pjesë e rithemelimit cilësohen si tradhtarë dhe nuk votohen. Besoj që kanë kërkuar që të ketë një miksim, që mund të jenë Primaret, sondazhet dhe opinione të ndryshëm. Vetëm ky lloj integrali do të prodhonte një buqetë kandidatësh më përfaqësues.
Karapanço: Nëse do ju jepej mundësia për të kandiduar do e bënit?
Mziu: Unë dhe persona të tjerë kemi konstatime për disa zona zgjedhore. Në Kamëz kanë qenë rreth 29 mijë persona dhe në votime kanë marrë pjesë 9%.Nuk dua të merrem shumë me këtë pjesë. Do doja që në 61 kandidatët që do konkurrojnë në zgjedhjet e 14 majit, të jenë më të mirët.
Kamza është shtëpia ime, në këtë kontekst jam i gatshëm për të hequr dorë si deputet për të sfiduar Rakip Sulin dhe Edi Ramën, po të ishte. Regjistrimi i kandidatëve bëhet në mars. Ajo çka më intereson është që të fitohet Kamza, Dibra dhe më shumë se 50% e bashkive që ti hapë rrugë opozitës që të kërkojë zgjedhje para 2025. Shqipëria ka bërë hapa prapa duke krijuar një diktaturë që s’ka lënë asnjë shtresë pa e cenuar. Bujqësia, administrata publike dhe shumë të tjerë kërkojnë të kin jashtë shtetit.
Diskutime rreth kësaj post