Deputeti Xhlal Mziu, ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pashkollë”, deputeti i PD është shprehur se Universitetin e ka mbaruar me 10-ta, po ashtu ka dhe doktoraturë.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Mziu shtoi se është duke mbrojtur dhe titullin “Asistent Profesor”.
Pyetje: Çfarë kanë keqkuptuar më tepër njerëzit tek ty?
Xhelal Mziu: “Ajo qe më ka zhgënjyer tek njerëzit, është se më konsiderojnë si njeri pa shkolle, një njeri jo produktiv. Me këtë rast dua të jap disa fakte, nuk dua të merrem vetëm me arsimin e lartë që e kam mbaruar me të gjitha 10-a, apo Doktoraturën, apo që jam në prag të mbrojtjes së titullit “Asistent Profesor”.
Pyetje: Pjesën e plagjiaturës, sqaroje, se ajo është përhapur si teori?
Xhelal Mziu: “Di të them që kam bërë një studim rasti, per investimet në Bashkinë e Kamzës dhe është studimi më i mirë që është bërë”.
Diskutime rreth kësaj post