Xhamia në Angli ushqen të varfërit për Krishtlindje
Gjatë javës që po lëmë pas, disa vullnetarë u mblodhën në një xhami në Birmingham të Anglisë për të ushqyer nevojtarët për Krishtlindje pasi që shumë strehimore e kuzhina ekzistuese për të pastrehët janë mbyllur.
Birminghami ka shkallën më të ashpër të të pastrehëve në Angli, ndërsa grupi prej 15 vullnetarëve kanë thënë se presin rreth 150 persona në ditë – nga 24 dhjetori deri më 1 janar.
E Xhamia Qendrore në Birmingham ka qenë shumë e ngarkuar këto ditë, i ka thënë portalit “i100.co.uk” organizatori dhe aktivisti i komunitetit Kasim Choudry, transmeton Koha.net.
Ekipi i vullnetarëve ka përshëndetur ngrohtësisht dhe ka ushqyer familjet me të ardhura të ulëta, refugjatët dhe të pastrehët:
“Jemi të hapur gjithmonë dhe është mirë t’u dalësh në ndihmë atyre që kanë nevojë më së shumti. Birminghami është një qytet i mrekullueshëm që frymon bashkërisht si një komunitet… dhe mund të bashkohemi si një për të luftuar varfërinë”, ka thënë Choudry.
Diskutime rreth kësaj post