Granit Xhaka ka shkelur sërish në fushën e futbollit, duke nisur rikuperimin me stërvitje një javë pasi pësoi një dëmtim në ijë.
26-vjeçari u duk i lumtur në një fotografi nga stërvitjet, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.
“Sa mirë të shkelesh përsëri në fushë”, shkroi Xhaka në përshkrimin e fotografisë së postuar në Instagram.
Xhaka do të bëjë përpjekje për t’u rikthyer në skuadrën e Unai Emeryt për ndeshjen e së shtunës ndaj Huddersfieldit në Premier League. /albeu
Diskutime rreth kësaj post