Granit Xhaka është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në botë momentalisht. Mesfushori që luan me Arsenalin dhe kombëtaren e Zvicrës vlerësohet aktualisht me plot 62,9 milionë euro.
Vlerësimi i kartonit të tij ka ardhur në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES).
Xhaka është pjesë e rregullt e Arsenalit dhe lojtar mjaft i rëndësishëm i Përfaqësueses së Zvicrës.
Pas tij vijnë futbollistë të tjerë shqiptarë si Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri apo edhe Elseid Hysaj.
Diskutime rreth kësaj post