Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Interpelanca është futur në rendin e ditës së Kuvendit dhe do të zhvillohet në seancën e sotme plenare, që do të mbahet në orën 11:00.
Mësohet se interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë.
Ministri i Mbrojtjes do të japë shpjegime në Kuvend për konstatimet e deputetit demokrat.
Diskutime rreth kësaj post