Protesta e thirrur nga opozita ditën e nesërme në 11 shkurt para kryeministrisë, u duk se do të thyente edhe akujt në PD, pasi u dhanë sinjale se përveç mbështetësve të Berishës do të ishin në shesh edhe grupi i Alibeajt.
Por me deklaratën e sotme të kreut të PD, Sali Berisha, në konferncën me gazetarët ku tha se ishin të ftuar të gjithë që të flisnin në podium përveç Alibashës, duke ju refruar Enkelejd Alibeajt, siuata ka ndryshuar sërish 180 gradë, dhe kampet janë ripozicionuar sërish.
“Në qoftë se kanë dëshirë pa diskutim. E përshëndes vendimin e tyre, janë të mirëpritur. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur”, tha Berisha.
Më herët deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj deklaroi në një studi televizive se ai si gjithë deputetët e tjerë të opozitës dhe qytetarët shqiptarë do të dalë në protestë kundër skkandaleve qeveritare.
Por pas deklaratës së berishës Xhaferaj dhe disa deputetë të tjerë janë tërhequr.
AlbEu.com mëson se në grupin e brendshëm të whatsapp, Xhaferaj ka bërë të ditur se pavarësisht dëshirës së mirë që pati shprehur për të protestuar ditën e shtunë kundër skandaleve qeveritare, përjashtimi që Sali Berisha i bëri Enkelejd Alibeajt, e bën atë që të tërhiqet nga deklarata e mëparshme.
Sipas tij Berisha me përjashtimin e Alibeajt kërkon të shkrijë ekzistenën e grupit demokrat që mendon ndryshe nga ai.
“Përshëndetje: Unë kisha deklaruar, nisur nga skandalet e qeverisë, që do marr pjesë në protestë. Por sot pashë zotin Berisha që vuri kushte duke kërkuar që kreu i grupit parlamentar z. Alibeaj nuk pranohet në protestë. Z. Berisha nuk mund të na diktojë qendrimet dhe nuk mund të bashkëpunojë duke na vendosur kushte. Duke përjashtuar kreun e grupit synohet të shkrihet ekzistenca jonë dhe parimet që jemi ndarë deri më tani. Unë nuk do marr pjesë në protestë”, ka shkruar Xhaferaj në grupin e whatsapp me të cilën komunikojnë disa nga deputetët e PD.
Në të njëjtën linjë me Xhaferajn ka qenë dhe deputetu kreshnik Çollaku, sipas të cilit përjashtimi me emra të përveçëm që bëri Berisha është provokim për të gjithë.
“Bashkohem me qendrimin e Ferdinantit. Përjashtimi i deputeteve me emra të përveçëm nga pjesmarrja është provokim për të gjithë ne”, k shkruar Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post