Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës. Në aktivitetin e zhvilluar me punonjës të Policisë së Shtetit dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Xhafaj, tha se detyra e tij është të konsolidojë arritjet e fituara deri tani si dhe t’i çojë ato përpara. “Ka ardhur koha të bëhet edhe Vettingu i policëve. Tolerancë zero ndaj atyre që sheklin ligjin në krye të detyrës së tyre të punonjësit të policisë”, tha ministri Xhafaj.
“Sot Policia e Shtetit është në krye të detyrë dhe gëzon respekt, sot ajo është e përbërë nga punonjës të arsimuar dhe të trajnuar në luftën kundër drogës dhe terrorizmit.
Është rasti të përgëzoj kolegun tim Saimir Tahiri, i cili ka një meritë të veçantë në arritje e kësaj ministrie.
Detyra ime të konsolidoj arritjet dhe t’i çoj ato përpara. Lufta kundër kanabisit do të jetë në fokusin tim .
Në këtë betejë nuk do të bëjmë asnjë kompromis, me trafikantët, me abuzuesit e ligjit me punonjës të policisë të korruptuar. Do të ketë ndështim për çdo rrënjë kanabis të mbjellë dhe ky ndëshkim nuk do të bjerë vetëm mbi ata që tentojnë të mbjellin, por edhe mbi ata qe e lejojnë dhe nuk e luftojnë duke u bërë palë me krimin. Për ata policë që bëhen palë me krimin do të jetë shumë i rëndë.
Kjo është një beteje që nuk realizohet pa mbështetjen e qytetarëve dhe organeve vendore për denoncimin e rasteve.
Ka ardhur koha të bëhet edhe vettingu i policëve. Tolerancë zero ndaj atyre që sheklin ligjin në krye të detyrës së tyre të punonjësit të policisë.
Shqipëria nuk do jetë pjesë e hartës famëkeqe por e asaj të familjes së madhe, BE./tvklan.al
Diskutime rreth kësaj post