Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke folur para drejtuesve të policisë së Shtetit, u ka kërkuar atyre që të jenë më të vëmendshëm ndaj krimit.
Po ashtu, Xhafaj ka sqaruar nëse ka punonjës policie që nuk mund të jenë në lartësinë e duhur, ata bëjnë mirë që të largohen nga policia e Shtetit.
Ministri i Brendshëm i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe nisjes së procesit të Vettingut në policinë e Shtetit, duke theksuar se kjo në radhë të parë bëhet për të nxjerrë në pah punonjësit e dalluar.
“Nuk mundet ta ushtroni këtë përgjegjësi nëse nuk jeni të përgjegjshëm se çfarë përfaqësoni dhe çfarë duhet të bëni. Duhet të me punën tuaj jeta dhe siguria e qytetarit të mos cënohet. Ata që shërbejnë në këtë detyrë duhet të jenë persona me integritet të lartë profesional.
Kjo është një punë shumë e vështirë, që shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e kupton kështu qenien anëtar i Policisë së shtetit, por e shfrytëzon për interesat e tij apo interesa kriminale, bën mirë të largohet nga policia. Do ketë vetting edhe në Polici”, tha ministri Xhafaj.
I pranishëm në këtë takim është edhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Takimi është organizuar për prezantimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në fushën e rendit dhe sigurisë.
Diskutime rreth kësaj post