Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të kërkuar nga opozita për Artur Meçollarin ka folur mbi arsyet e vërteta të shkarkimit të tij nga detyra. Sipas ministres Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura, pasi nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes dhe nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër.
“Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit te hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Konsulenca e Meçollarit për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura, pasi nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Meçollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeminister”- deklaroi Xhaçka.
Xhaçka theksoi se sulmi ndaj Meçollarit është një hakmarrje personale në kohën kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç.
“Sulmi ndaj Meçollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic. Sulmi i stisur ndaj Meçollarit i kushtoi shtrenjtë dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot. Sulmi ndaj Meçollarit, hakmarrje personale.
Ministrja sqaroi se sulmi nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare. Në 2012, e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë.
“Nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare. Në 2012, e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë. Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit. Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike. Sipas argumentimit të tyre, heqja e bazën së Kepit të Palit cënonte sigurinë kombëtare. Meçollari lirohet nga detyra pas vetëm 18 ditësh që ishte ngarkuar në detyrën e komandantit. U folën e u përfolën takime e biseda për Meçollarin, të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë. Ndaj Meçollarit ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe. Ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranoi t’i paraqiste “provat” në gjykatë
Sipas Xhaçkës, Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë.
“Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë. Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO. Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s. Meçollari ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit. Meçollari ka provuar me fakte dhe argumenta që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Linçimi ndaj personalitetit të Mecollarit, me qëllim për të bërë pis procesin.
Negociatat me Greqinë sipas Xhaçkës po zhvillohen në përputhje të plotë me ligjin por edhe interesat kombëtare.
“Ky proces po zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin por edhe interesat kombëtare. Ndryshe nga marrëveshja e 2009, marrëveshja e 2018 vetëm pas autorizimit nga Presidenti. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme. Nuk ka asnjë fakt që Meccollari ka shkëmbyer informacion të klasifikuar me vende jomiqësore të NATO. Meçollari ka marrë certifikatë sigurie në muajin mars 2011. Akuzat absurde ndaj Meçollarit pas marrjes së çertifikatës së sigurisë”- theksoi Xhaçka. /abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post