Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi rolin e KiE në ofrimin e ofrimin e rekomandimeve dhe zgjidhjeve për të siguruar të drejtat themelore, si dhe uroi Hungarinë e cila do të marrë kryesimin për 6 muajt e ardhshëm.
Deklarata e Xhaçkës:
“Ne jemi të bindur që organizata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajonin tonë. Ne mirëpresim kontributin e Këshillit të Evropës për të qenë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat e brendshme, duke pritur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në”, u shpreh ministrja Xhaçka gjatë takimit.
Diskutime rreth kësaj post